Home / Njoftime / Rikthehet në operim të plotë linja LP 179/2 Therandë Ferizaj 3

Rikthehet në operim të plotë linja LP 179/2 Therandë Ferizaj 3

Pas një pune intensive në terren, linja LP 179/2 që lidh NS Therandë me NS Ferizaj 3 është rikthyer në operim të plotë, ndërsa furnizimi me energji elektrike për konsumatorët ka qenë i siguruar gjatë gjithë kohës përmes alternativave të rrjetit, pa ndërprerje dhe pa kufizime në këtë pjesë.

Ekipet teknike të KOSTT kanë qenë të angazhuara në terren dhe brenda një afati shumë të shkurtër, kanë realizuar largimin e shtyllës së rrëzuar, ndërtimin e shtyllës së re këndore T30 dhe rikthimin e linjës në operim të plotë, në përputhje me standardet e sigurisë dhe kërkesat teknike.

KOSTT falënderon ekipet tona dhe kontraktorin për angazhimin dhe përkushtimin, që mundësuan rikthimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të funksionimit të rrjetit.