SHBA ka nënshkruar marrëveshje për energji bërthamore me Sllovakinë dhe Hungarinë, duke hapur rrugën për ndërtimin e centraleve bërthamore në këto vende me teknologji amerikane.
Këto marrëveshje u njoftuan gjatë vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në Bratislavë dhe Budapest, dhe përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë energjetike dhe bashkëpunimit rajonal.
Departamenti i Shtetit amerikan tha se marrëveshjet synojnë të avancojnë interesat e përbashkëta të sigurisë në rajon, për të rritur fuqinë industriale dhe konkurrueshmërinë teknologjike, duke përfshirë edhe përdorimin e inteligjencës artificiale në sektorin energjetik, njofton Energy Monitor.
Në Sllovaki, SHBA do të ofrojë mbështetje financiare për punimet paraprake të para-ndërtimit të një reaktori të madh Westinghouse, brenda Programit të Infrastrukturës Themelore për Reaktorët e Vegjël Modular, që ndihmon vendet të zhvillojnë programe bërthamore të sigurta dhe të qëndrueshme.
Në Hungari, nënshkrimi i Marrëveshjes Ndërqeveritare Civile SHBA-Hungari synon dekada bashkëpunimi në fushën e energjisë bërthamore dhe pozicionimin e Hungarisë si qendër rajonale për zhvillimin e reaktorëve modular të vegjël, përcjell Energy Monitor.
Departamenti amerikan vlerëson se këto marrëveshje krijojnë mundësi biznesi mbi 15 miliardë dollarë për kompanitë amerikane dhe hapin mijëra vende pune në SHBA. Washingtoni konfirmoi përkushtimin e tij për të mbështetur aleatët në objektivat e sigurisë kombëtare përmes teknologjive inovative bërthamore.



