Kompania energjetike sllovene GEN-I ka zgjeruar aktivitetin e saj duke hyrë në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kompania ka themeluar degën GEN-I Trading North America LLC me seli në Houston, Teksas, e cila do të shërbejë si bazë për operacionet tregtare në tregun amerikan.
Ky hap shënon zgjerimin e mëtejshëm ndërkombëtar të GEN-I-së, e cila tashmë operon në dhjetëra vende, dhe synon forcimin e pranisë së saj në një nga tregjet më të mëdha dhe më konkurruese të energjisë në botë.



