Home / Lajme / Tjera / Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sërish para gjykatës

Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sërish para gjykatës

Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do paraqitet sërish sot në sallën e gjyqit.

Krasniqi në Gjykatën e Prishtinës do të përballet me akuzat e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), që sipas saj, ai i ka shkaktuar KEK-ut dëm prej 3 milionë eurosh për shkak të tregtimit të energjisë elektrike me kompaninë sllovene “Holding Slovenske Elektrane”, e cila nuk ka qenë e licensuar në Kosovë.

Ndërkohë, Krasniqi është deklaruar i pafajshëm disa herë para trupit gjykues.

Seanca është planifikuar të nisë nga ora 09:30.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com