Home / Lajme / Tjera / KESCO mirëpret nxënësit e International Learning Group për edukim mbi energjinë dhe sigurinë

KESCO mirëpret nxënësit e International Learning Group për edukim mbi energjinë dhe sigurinë

Dita e premte në KESCO nisi ndryshe, me vizitën e nxënësve nga International Learning Group, të cilët u njohën nga afër me rolin e energjisë elektrike në jetën e përditshme.

Përmes shpjegimeve të thjeshta, shembujve praktikë dhe bashkëbisedimeve interaktive, fëmijët mësuan se si përdoret energjia elektrike dhe pse ajo është thelbësore në përditshmëri. Një vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë gjatë përdorimit të energjisë, si dhe mënyrave praktike për kursimin e saj.

Gjatë vizitës, nxënësit treguan interes të lartë dhe u përfshinë aktivisht, duke bërë pyetje dhe duke ndarë mendimet e tyre. Entuziazmi dhe kurioziteti i tyre e bënë përvojën të vlefshme si për ta, ashtu edhe për ekipin pritës, përcjell Energy Monitor.

Nga KESCO theksohet se ndërgjegjësimi për përdorimin e sigurt dhe efikas të energjisë duhet të fillojë që në moshë të hershme, ndërsa aktivitete të tilla kontribuojnë në edukimin dhe frymëzimin e brezave të rinj për një qasje më të përgjegjshme ndaj energjisë.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com