Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti Elektroteknik dhe Teknologjive të Informacionit pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, kanë përgatitur studime mbi ndikimin e EVN Maqedoni në ekonominë kombëtare, sektorin energjetik dhe shoqërinë në tërësi gjatë 20 viteve të fundit.
Studimet e këtyre dy institucioneve akademike janë bashkuar në një tërësi të plotë dhe gjithëpërfshirëse të quajtur “Libri i Bardhë” i arritjeve. Publikimi ofron një pasqyrë të qartë dhe të strukturuar të transformimit të sistemit energjetik, si dhe të rolit dhe ndikimit të EVN Maqedoni në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror në periudhën e viteve 2006–2026.
Rezultatet e studimit socio-ekonomik dhe energjetik, të përmbledhura në të ashtuquajturën “Libri i Bardhë”, u prezantuan në një promovim solemn që u mbajt në ambientet e Filarmonisë në Shkup, në prani të funksionarëve të lartë qeveritarë, përfaqësuesve të institucioneve dhe komunitetit akademik, partnerëve afaristë dhe bashkëpunëtorëve.
Ngjarjen e hapi Kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier, ndërsa të pranishmëve iu drejtuan edhe Kryetari i Kuvendit, z. Afrim Gashi, Ministrja e Energjetikës, znj. Sanja Bozhinovska dhe Kryetari i Këshillit të Investitorëve të Huaj, z. Viktor Mizo. Prezantimet e tyre i mbajtën prof. dr. Mijallçe Santa, dekan i Fakultetit Ekonomik pranë UKIM-it, dhe prof. dr. Aleksandra Krkoleva-Mateska nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive të Informacionit, pas së cilës vijoi një panel diskutimi mbi gjetjet kryesore.
Sipas konkluzave të studimit, EVN Maqedoni deri në fund të vitit 2026 përmbyll investime në vlerë prej 837,46 milionë euro, duke gjeneruar efekt prej 1,4% në BPV, 95 milionë euro kontribut të drejtpërdrejtë, 150 milionë euro efekt ekonomik vjetor dhe 28 milionë euro kontribut fiskal. Studimi thekson se e gjithë fitimi i kompanisë gjatë kësaj periudhe është riinvestuar në ekonominë vendase, ndryshe nga mesatarja e kompanive të huaja që deri në 70% të fitimit e transferojnë jashtë vendit.
Me 928.000 konsumatorë, EVN vazhdon të investojë në përmirësimin e përvojës së klientëve. Krahas 19 Qendrave Energo të Konsumatorëve në të gjithë vendin, kompania disponon një qendër kontakti 24/7 dhe platforma elektronike me shërbime plotësisht të digjitalizuara për konsumatorët dhe shërbimet teknike.
Gjatë dy dekadave të fundit, modernizimi i rrjetit distributiv dhe tranzicioni i gjelbër përfaqësojnë shtyllat kryesore të zhvillimit të EVN Maqedoni. Është realizuar një cikël i gjerë investimesh me ndërtimin e 5.561 km rrjet të ri dhe rikonstruksionin e 3.056 km rrjet ekzistues, si dhe me 1.368 trafostacione të reja dhe 1.761 të modernizuara. Këto investime kanë rezultuar me rritje të ndjeshme të efikasitetit dhe sigurisë së sistemit, duke ulur humbjet në rrjet nga 24% në 14%.
Në fushën e burimeve të rinovueshme të energjisë, janë revitalizuar 11 hidrocentrale të vogla me kapacitet total prej 47 MW dhe prodhim vjetor prej 140 GWh, janë ndërtuar 9 centrale fotovoltaike me kapacitet prej 33 MW dhe prodhim prej 46 GWh, është realizuar një sistem baterik me kapacitet 10 MW / 20 MWh me zgjerim shtesë prej edhe 20 MWh, si dhe janë vendosur 120 pika të mbushjes në kuadër të projektit për elektromobilitet.
Studimi thekson se kompania, përmes veprimtarisë së saj, mbështet drejtpërdrejt dhe tërthorazi 3.918 vende pune, duke mbetur e përkushtuar ndaj zhvillimit të punonjësve dhe shoqërisë përmes trajnimeve, fushatave edukative për efikasitet energjetik, aktiviteteve vullnetare, si dhe programeve të bursave dhe arsimit dual. Mbështetja e projekteve dhe iniciativave shoqërore mbetet një pjesë e rëndësishme e përgjegjësisë korporative. Kompania gjithashtu ka në pronësi Qendrën Ekspozuese-Edukuese “Matka”, me interes publik, e dedikuar për gjeneratat e ardhshme.
Rezultatet e studimit socio-ekonomik dhe energjetik, të përmbledhura në të ashtuquajturin “Libri i Bardhë”, u prezantuan në një promovim solemn të mbajtur në ambientet e Filarmonisë në Shkup, në prani të përfaqësuesve të lartë qeveritarë, institucioneve, komunitetit akademik, partnerëve afaristë dhe bashkëpunëtorëve.
Gjatë 20 viteve të fundit, kompania ka qenë plotësisht e përkushtuar ndaj zhvillimit strategjik energjetik, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e ekonomisë kombëtare, përmirësimin e kushteve për komunitetin e biznesit dhe modernizimin e infrastrukturës energjetike.
Pas 20 vitesh pune, investimesh të rëndësishme dhe partneriteteve të forta, EVN Maqedoni vazhdon me vizionin e saj të qartë dhe afatgjatë për një të ardhme energjetike moderne, të qëndrueshme dhe të sigurt në vend.



