Home / Lajme / Tjera / Muzeu i Hidroelektranës në Prizren bëhet funksional, hap dyert për publikun

Muzeu i Hidroelektranës në Prizren bëhet funksional, hap dyert për publikun

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se Muzeu i Hidroelektranës në Prizren tashmë është funksional dhe i hapur për vizitorët, pas përfundimit të procesit të restaurimit.

Ky objekt i rëndësishëm i trashëgimisë industriale, që dikur shënonte fillimet e elektrifikimit në qytet, po merr një rol të ri në jetën kulturore dhe turistike, përcjell KultPlus.

Sipas Bogujevcit, përmes programeve kulturore dhe aktiviteteve profesionale, muzeu do të shërbejë si një pikë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në bashkëpunim me organizatën GUIDEKS, e cila tashmë zhvillon aktivitete në këtë hapësirë.

Në këtë objekt po organizohen edhe trajnime për udhërrëfyes turistikë, duke synuar rritjen e standardeve profesionale në këtë sektor.

Ky projekt shihet si një model i suksesshëm i bashkëpunimit publiko-civil për funksionalizimin e monumenteve të trashëgimisë, duke i kthyer ato në hapësira të dobishme për komunitetin dhe vizitorët./KultPlus.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com