Home / Lajme / Kosova / Zëvendësministri Mjeku prezanton planet për sektorin minerar të Kosovës në PDAC 2026 në Toronto

Zëvendësministri Mjeku prezanton planet për sektorin minerar të Kosovës në PDAC 2026 në Toronto

Në kuadër të konventës ndërkombëtare PDAC 2026 në Toronto të Kanadasë, zëvendësministri Getoar Mjeku prezantoi planet e Kosovës për hulumtim dhe investime në shfrytëzimin e burimeve natyrore.

“Në konventën PDAC në Toronto të Kanadasë, fola për planet tona për hulumtim dhe investime në shfrytëzimin e burimeve natyrore të Republikës së Kosovës,” shkroi Mjeku, përcjell Energy Monitor.

Ai theksoi se prania në këtë konventë, e cila konsiderohet ngjarja më e madhe në botë për industrinë minerare, është pjesë e përpjekjeve për reformimin dhe zhvillimin e sektorit minerar në Kosovë, njofton Energy Monitor.

“Prania në këtë konventë, që është ngjarja më e madhe për minierat në botë, është pjesë e përpjekjeve për me reformu dhe zhvillu sektorin minerar në Kosovë,” theksoi ai.

Sipas tij, pjesëmarrja e delegacionit të Kosovës po mbështetet nga Programi për Zhvillimin e së Drejtës Komerciale (CLDP) i Departamentit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke synuar forcimin e reformave dhe tërheqjen e investimeve në sektorin minerar.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com