Home / Lajme / Efiçiencë / FKEE dhe UNDP Kosovë forcojnë bashkëpunimin në projektin “E ardhmja e energjisë së gjelbër”

FKEE dhe UNDP Kosovë forcojnë bashkëpunimin në projektin “E ardhmja e energjisë së gjelbër”

Në zyrat e Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) u zhvillua një takim pune me përfaqësuesit e UNDP Kosovë, Enisa Serhati, Menaxhere e Portfolios, dhe Denion Galimuna, Menaxher i Projektit “E ardhmja e energjisë së gjelbër”.

Takimi kishte si fokus vlerësimin e ecurisë së projektit dhe identifikimin e mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Ky partneritet synon të mbështesë familjet që përballen me sfida ekonomike dhe sociale, përfshirë prindërit vetushqyes dhe familjet me persona me aftësi të kufizuara, duke ofruar zgjidhje konkrete në fushën e efiçiencës së energjisë, përcjell Energy Monitor.

Njomza Hoxha, Drejtoresha Menaxhuese e FKEE-së, shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të UNDP-së dhe theksoi angazhimin e institucionit për zbatimin me sukses të projekteve energjetike, në kuadër të tranzicionit të gjelbër dhe të drejtë për Kosovën.

FKEE vazhdon të forcojë partneritetet strategjike që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit energjetik dhe përmirësimin e jetës së komuniteteve më të prekura nga sfidat ekonomike dhe sociale.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com