Home / Lajme / Efiçiencë / Tri shkolla në Shtime përfitojnë nga investimet për rritjen e efiçiencës së energjisë

Tri shkolla në Shtime përfitojnë nga investimet për rritjen e efiçiencës së energjisë

Në komunën e Shtimes ka nisur zbatimi i masave për rritjen e efiçiencës së energjisë në tri shkolla publike, si pjesë e programit të Fondit për Kursimin e Energjisë në Kosovë (FKEE).

Ky projekt synon të përmirësojë kushtet e mësimit për nxënësit dhe stafin arsimor, duke reduktuar njëkohësisht shpenzimet për energji elektrike në institucionet arsimore.

Investimet janë të mbuluara nga buxheti i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe zbatohen përmes skemës kthyese që operon FKEE.

Përmes këtyre ndërhyrjeve, pritet të arrihet një standard më i lartë komoditeti dhe kursimi i konsiderueshëm i energjisë në ndërtesat shkollore, veçanërisht gjatë muajve të ftohtë të vitit.

Projekti është pjesë e një nisme më të gjerë për rritjen e efikasitetit energjetik në objektet publike në gjithë vendin, dhe Shtimja është ndër komunat përfituese ku implementimi tashmë ka nisur me sukses.