Sot, Fondi për Komunitete Energjetike të Evropës (FKEE) organizoi prezantimin e Raportit Vjetor 2024 dhe Raportit të Ndikimit të investimeve të tij. Ngjarja u zhvillua në prani të përfaqësuesve të shoqërisë civile, mediave dhe donatorëve, duke shërbyer si një platformë reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e vitit të fundit.
Në fjalën e hapjes, drejtuesit e FKEE-së theksuan rëndësinë e transparencës dhe raportimit të rezultateve për të gjitha palët e interesuara, si dhe përkushtimin për të vazhduar nismat që mbështesin zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme dhe fuqizimin e komuniteteve lokale.
Raporti i Ndikimit të investimeve tregoi konkretisht sesi projektet e mbështetura nga FKEE kanë ndikuar pozitivisht në rritjen e aksesit në energji të pastër, përmirësimin e kushteve ekonomike dhe rritjen e vetëqeverisjes lokale në zonat e përfshira. Ky raport u prit me interes të veçantë nga partnerët dhe donatorët, të cilët vlerësuan bashkëpunimin efikas dhe ndikimin real në terren.
FKEE falënderoi publikisht Bashkimin Evropian dhe GIZ Kosovën për mbështetjen financiare, që pa dyshim ka qenë kyçe për organizimin e këtij aktiviteti dhe për suksesin e përgjithshëm të fondeve.
Përmes këtij aktiviteti, FKEE rikonfirmoi angazhimin e tij për të qenë një aktor i besueshëm dhe transparent në zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme dhe përkrahjen e zhvillimit të komuniteteve në Kosovë.