Çmimi i gazit natyror evropian u rrit me më shumë se 50%, pasi ‘Qatar Energy’, kompania shtetërore e energjisë, njoftoi se po ndalonte prodhimin e LNG-së pas një sulmi me dron iranian.
Në orën 14:00, kontratat holandeze të gazit natyror TTF regjistruan një rritje prej më shumë se 48% në 47.320 euro për megavat-orë, niveli më i lartë që nga shkurti i vitit 2025 (+52.38% në 47.700 euro).
Megjithatë, mbetet larg niveleve që arriti në vitin 2022, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, kur tejkaloi 300 euro.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, kohëzgjatja e luftës do të përcaktojë se sa i shtrenjtë do të bëhet gazi për konsumatorët.
Komisioni Evropian u shpreh sot se në Bashkimin Evropian nuk do kishte problematika me furnizimin në hidrokarbure, por nuk u dhanë detaje për lëvizjen e çmimeve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme dhe bombardimet mes SHBA-Izrael dhe Iranit.
Ky i fundit po sulmon me dronë dhe raketa vendet e Gjirit Persik, duke mbyllur edhe ngushticën e Hormuzit, nga ku del burimi kryesor i tregtisë së hidrokarbureve në botë.



