Home / Lajme / Kosova / Importi i energjisë në Kosovë, autoritet sllovene dhe të Komunitetit të Energjisë nisin hetimet

Importi i energjisë në Kosovë, autoritet sllovene dhe të Komunitetit të Energjisë nisin hetimet

Zyrtarja e LDK-së, Janina Ymeri, ka bërë me dije se autoritet austriake dhe sllovene kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë.

Ajo ka treguar se një gjë e tillë është bërë e mundur pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Lubjanë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar se me ankesën e dërguar ka kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektin e rregullores REMIT.

“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë, kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë. Me ankesën e dërguar kemi kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektin e rregullores REMIT. Pretendimet e tona për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marr vëmendje ndërkombëtare”, ka shkruar ajo, duke kërkuar që të nis hetimet edhe Prokuroria Speciale e Kosovës.

“Fakti që hetimet kanë nis nga vet ZRRE është rezultat I metodës së punës së institucioneve të lartëpërmendura ku hetimet në shtetet e caktuara i zhvillojnë nëpërmjet zyrave rregullatore të shteteve përkatëse në këtë rast Kosovës. Me implikimin edhe të ndërmarrjeve si KOSTT, KEK si dhe vet ZRRE, presim të nisin hetimet sa më parë edhe nga Prokuroria Speciale në Kosovë e cila ka pranuar dosjen përkatëse’”, ka shkruar ajo.