Sipas komunikatës së KEK-ut, “kthimi i njësisë është realizuar me sukses të plotë, madje edhe para afatit të parashikuar (sipas KEK-ut, afati për kthimin në prodhim ishte 4 nëntori 2025). Ndërsa, rehabilitimi dhe modernizimi i turbinës u realizua në bashkëpunim me kompaninë ndërkombëtare General Electric dhe ekspertët e KEK-ut.
Pas rreth 6 muajsh të rehabilitimit (riparimit dhe modernizimit të turbinave dhe stabilimenteve të tjera), është rikthyer në prodhim blloku B2 i termocebntraleve Kosova B.
Sipas një njoftimi të KEK-ut, që e vlerëson si “një arritje të rëndësishme dhe historike për sistemin energjetik të vendit kthimin në operim të njësisë B2”, modernizimi i turbinës ka rritur dukshëm kapacitetet prodhuese.
Në komunikatën e KEK-ut nuk saktësohet sa është rritur kapaciteti i B2-shit pas modernizimit. Sipas tyre, “kthimi i njësisë është realizuar me sukses të plotë, madje edhe para afatit të parashikuar (sipas KEK-ut, afati për kthimin në prodhim ishte 4 nëntori 2025). Ndërsa, rehabilitimi dhe modernizimi i turbinës u realizua në bashkëpunim me kompaninë ndërkombëtare “General Electric” dhe ekspertët e KEK-ut.
“Projekti madhor i rehabilitimit dhe modernizimit të turbinës, i zbatuar në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze “General Electric” dhe ekspertët tanë të KEK sh.a., ka rezultuar me rritje të dukshme të kapaciteteve prodhuese dhe efikasitet më të lartë të sistemit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Sic dihet, riparimi dhe modernizimi i turbinës së bllokut B2, që e ka kapacitetin 260 megavatë-orë energji elektrike, ka nisur që në muajin prill të këtij viti, dhe gjatë periudhës gjashtëmujore – KEK-u ka prodhuar për nevojat e konsumit të vendit 260 megavatë-orë më pak . Me planin e detajuar, është e parashikuar që me t’u rikthyer në prodhim B2-shi, në të njëjtin riparim, do të shkojë për gjashtë muaj të tjerë edhe blloku B1.
Megjithatë, në njoftimin e KEK-ut nuk sqarohet se a ka shkuar B1 në riparimin gjashtëmujor, sikundër që nuk sqarohet se si do të sigurojë KEK-u energjinë e munguar nëse dërgohet në riparim B1, që e ka kapacitetin prodhues të barabartë me B2-shin (260 megavatë), në periudhën e pritshme të dimrit, kur shtohet ndjeshëm konsumi i energjisë elektrike.
/Buletini Ekonomik