KEDS, në bashkëpunim me Forcat Speciale të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar një aksion të gjerë në rajonin e Anamoravës, konkretisht në Gjilan, Kllokot dhe Viti, me fokus identifikimin e keqpërdorimeve të energjisë elektrike.
Gjatë kontrollimeve të kryera në biznese, ekipet e KEDS-it kanë zbuluar disa raste ku energjia elektrike dyshohet të jetë keqpërdorur në mënyrë të kundërligjshme, duke shkaktuar dëme për rrjetin dhe kosto shtesë për konsumatorët që paguajnë rregullisht.
KEDS ka njoftuar se aksionet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit, me qëllim parandalimin e abuzimeve dhe mbrojtjen e stabilitetit të rrjetit elektrik. Kompania ka falënderuar Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë operacionit.
KEDS thekson se energjia elektrike është përgjegjësi e përbashkët dhe se abuzimet do të trajtohen me zero tolerancë.



