Janë hapur aplikimet për Trajnimin e radhës për Instalimin e Sistemeve Solare në Solarit Academy.
Ky trajnim profesional fokusohet në instalimin e sistemeve fotovoltaike, duke kombinuar njohuritë teorike me praktikën në terren, me qëllim pajisjen e pjesëmarrësve me aftësitë thelbësore për një karrierë në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.
Trajnimi i organizuar nga Solarit Academy, është pjesë e programit “Short Term Courses”, i cili mbështet zhvillimin e aftësive në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.
Programi mbështetet nga projekti “Sustainable Skills in Kosovo”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe i zbatuar nga Agjencia e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor LuxDe).
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në solarit.academy@gmail.com
Përparësi do t’u jepet personave të papunë, atyre që nuk janë të përfshirë në arsim formal, si dhe grave.


