Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, me datë 17 Prill 2026, nga ora 00:10 deri në 00:20, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR1 (20 MVA) për ti kaluar daljet 10kV në transformatorin energjetik TR2. Shkyçja është e nevojshme për të mundësuar remontin e planifikuar vjetor të transformatorit TR1.
Gjatë intervalit kohor të lartcekur, qytetarët/institucionet që furnizohen nga nga TR1 në NS 110/10kV Deçan, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike (reduktimi i parashikuar 6 MW).
Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë dhe besueshmërisë së operimit të Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës
KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.


