Home / Lajme / Kosova / “Termokosi” përmbyll sezonin ngrohës

“Termokosi” përmbyll sezonin ngrohës

Ndërmarrja Publike “Termokos” Sh.A. që furnizon një pjesë të Prishtinës me ngrohje, ka njoftuar se sot përmbylli zyrtarisht sezonin ngrohës 2025/2026.

Në një njoftim kompania tha se po e ndërpret punën në këtë aspekt, pas 191 ditësh furnizimi me ngrohje për mbi 25 mijë konsumatorë në Prishtinë.

Vendimi u tha se është marrë në përputhje me Rregulloren e ZRRE-së dhe bazuar në parashikimet meteorologjike për ditët në vijim.

“Sezoni ngrohës 2025/2026 shënon një nga sezonet ngrohëse më të gjata dhe më të suksesshme në historinë e ndërmarrjes. Për herë të parë, furnizimi me ngrohje ka filluar 8 ditë para afatit të zakonshëm dhe është zhvilluar pas asnjë ditë ndërprerje”, është thënë në njoftim, transmeton KosovaPress.

Gjatë kësaj periudhe janë prodhuar mbi 338 mijë MWh (mega vat) energji termike, duke siguruar, siç u tha, furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor.

Sipas Termokos-it, mbi 60 për qind e konsumatorëve kanë përfituar fatura më të ulëta falë metodës së faturimit sipas konsumit. Po ashtu, është shënuar një ulje prej 70 për qind e numrit të ankesave krahasuar me sezonin e kaluar.

Ndërmarrja vlerëson se këto rezultate janë arritur falë menaxhimit efikas dhe angazhimit të stafit, ndërsa paralajmëron vazhdimin e investimeve dhe përgatitjeve për sezonin e ardhshëm ngrohës.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com