ZRRE ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Banka Botërore, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë.
Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në mbështetjen teknike lidhur me metodologjinë e kufizimit të prodhimit (curtailment), si dhe në përditësimin e rregullave të tregut të energjisë elektrike.
Po ashtu, u trajtuan edhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e tregut, përfshirë aspektet rregullatore dhe kuadrin ligjor që mundëson operim më efikas dhe transparent të sektorit.
Nga ZRRE u theksua rëndësia e harmonizimit të mëtejshëm të legjislacionit dhe rregullave me praktikat ndërkombëtare, me synim krijimin e një tregu të qëndrueshëm, konkurrues dhe të përshtatshëm për integrimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Institucioni vlerësoi gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore në forcimin e sektorit energjetik në vend.



