Home / Zgjedhjet / Janina Ymeri: LDK planifikon rritjen e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme për 30%

Janina Ymeri: LDK planifikon rritjen e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme për 30%

Janina Ymeri, kandidate për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në “Debat Përnime” për energjinë më 29.05.2026 ka thënë se e para për energjinë është organizimi i importit në baza vjetore për shkak të nevojës për import derisa të bëhen kapacitetet e reja, këto ose burime të ripërtëritshme ose të llojit nacional nga thëngjilli.

Ajo konsideron se duhet procesi të jetë transparent dhe aleancë mes dy shteteve, cilado që të jenë ato dhe të dihet origjina e energjisë.

“Termocentrali ‘Kosova A’, meqënëse është punu shumë pak tash, të gjitha blloqet A3, A4, A5 duhet me pasë një studim fizibiliteti, jemi me këqyrë cila prej tyre edhe aktualisht mundet me u përmirësu, përderisa tash po rrinë në tendera, në negociata pa studim fizibiliteti, ne duam me i shku punës si duhet një herë, me parë se çfarë mundet me u përmirësu e çfarë jo.”- deklaroi Ymeri.

Më e rëndësishme sipas saj janë rritja e burimeve të ripërtëritshme si dhe autiditimi i investimeve në KEDS e zvogëlimi i humbjeve.

Ymeri konsideron se nuk duhet dhënë energjia e KEK-ut për humbjet në KEDS.

“Pra lirimi i KEK-ut edhe ndarja e mundshme e mëvonshme në kuadrin ligjor sa kemi mundësi për me nda KEK-un prej KEDS-it.”- deklaroi Ymeri.

Ymeri e LDK-së ka thënë se me 30% mendojnë të rritet prodhimi i energjisë së ripërtëritshme.

“Për burokraci, task forcë duhet me pasë, ose brenda ZKM-së ose brenda Ministrisë së Ekonomisë, unë jam për Ministrinë e Ekonomisë, me i pasë krejt aty. Edhe komunat, se problemi është edhe te komunat, te leja e komunave. Këtu e kanë përzier me Agjencionin Pyjor, me komuna, KEDS, ZRRE-ja, këto komplet duhet me qenë në një vend, task forcë secila me i dërgu. Sidomos kur bëhet fjalë për investime të mëdhaja, se nuk ka kohë me pritë investitori derisa të bëhemi ne me dërgu dokumentet prej Ministrisë së Ambientit në ZRRE edhe tutje”- ka thënë Ymeri.

Janina Ymeri ka thënë që për gazifikimin e linjitit fillimisht duhet një studim të fizibilitetit.

“Në rast se më vonë thot dikush “nuk e keni bërë” a duhet me pasë një raport që me kallëzu cila ka qenë profitabile, a ka qenë gazi i lëngshëm, a ka qenë gazifikimi i linjitit? Përndryshe ne e favorizojmë se mendojmë që nuk i plotëson linjiti kushtet për me u gazifiku, me shku me gaz të lëngshëm, mirëpo do të bëhet studimi për çdo rast.”- deklaroi Ymeri.

/kallxo.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com