Home / Lajme / Rrjeti elektrik / KEDS investon mbi 223 mijë euro në modernizimin e rrjetit në Lipjan

KEDS investon mbi 223 mijë euro në modernizimin e rrjetit në Lipjan

KEDS ka përfunduar disa projekte për modernizimin e rrjetit elektrik në Smallushë të Lipjanit, me një investim prej 223,622.97 eurosh.

Në kuadër të projekteve “Smallushë I”, “Smallushë II” dhe “Smallushë Poturët”, janë zëvendësuar shtyllat e vjetra prej druri dhe betoni me 180 shtylla të reja prej betoni, si dhe është modernizuar rrjeti i tensionit të ulët dhe të mesëm.

Punimet kanë përfshirë edhe ndërtimin e një pjese të rrjetit nëntokësor të tensionit të ulët dhe instalimin e dy transformatorëve, me kapacitete prej 100 kVA dhe 400 kVA, përcjell Energy Monitor.

Sipas KEDS-it, nga investimi përfitojnë drejtpërdrejt qindra konsumatorë, ndërsa projektet synojnë rritjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së rrjetit dhe përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com