Home / Lajme / Tjera / Kryeshefi i Trepçës viziton Minierën e Artanës

Kryeshefi i Trepçës viziton Minierën e Artanës

Kryeshefi Ekzekutiv i Trepçës Sh.A., Faton Ahmeti, ka zhvilluar dje një vizitë pune në Minierën e Artanës, konkretisht në Horizontin e V-të, ku zhvillohen aktivitetet për eksploatimin dhe transportimin e xehes nga miniera drejt sipërfaqes.

Gjatë vizitës, Ahmeti ka inspektuar koridoret dhe zonat aktive të shfrytëzimit në TX-II, përkatësisht pjesën VP në Korridorin 798-30/2, si dhe pjesën JL në Korridoret 798-30/A3, A5 dhe A6, përcjell Energy Monitor.

Ai është informuar për ecurinë e punimeve, procesin e eksploatimit dhe aktivitetet e ekipeve në terren, ndërsa ka vlerësuar angazhimin e punëtorëve dhe stafit profesional në procesin e prodhimit.

Vizita është zhvilluar në kuadër të angazhimeve për rritjen e prodhimit në Minierën e Artanës.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com