KEDS po investon 193,182 euro në modernizimin e rrjetit të tensionit të mesëm në Ropotovë të Kamenicës, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike.
Në kuadër të projektit “Ropotova”, pjesa më e madhe e rrjetit do të ndërtohet në mënyrë ajrore. Shtyllat ekzistuese të tensionit të mesëm do të zëvendësohen me 133 shtylla të reja prej betoni.
Një pjesë e rrjetit do të vendoset edhe nëntokë, duke krijuar një infrastrukturë më të qëndrueshme dhe më të sigurt, përcjell Energy Monitor.
Nga vlera totale e projektit, deri më tani janë realizuar investime në vlerë prej rreth 167,206 euro.
KEDS thotë se investimet në modernizimin e rrjetit do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të Kosovës.



