KOSTT ka zgjatur deri më 20 shtator 2026 afatin për aplikim në Programin Hibrid të Zhvillimit të Talenteve, duke u dhënë më shumë kohë të diplomuarve të rinj dhe absolventëve që të aplikojnë.
Programi u ofron pjesëmarrësve mundësi për përvojë praktike, zhvillim të aftësive profesionale dhe punë përkrah profesionistëve të KOSTT-it, me mentorim gjatë gjithë programit.
Në program mund të aplikojnë të rinj nga fusha të elektroenergjetikës, elektronikës, automatikës, telekomunikacionit, teknologjisë informative (IT), energjisë së ripërtëritshme, mekatronikës, ekonomisë dhe financave, si dhe nga fusha të tjera të ngjashme inxhinierike, përcjell Energy Monitor.
Afati i ri për aplikim është 20 shtator 2026. KOSTT e kishte hapur thirrjen fillimisht me afat deri më 4 shtator.
Për detajet mbi kriteret dhe mënyrën e aplikimit, shihni artikullin tonë të mëparshëm:
/Energy Monitor/



