Home / Lajme / Kosova / Fillon vlerësimi i ofertave të kompanive amerikane për bateritë e projektit të MCC në Kosovë

Fillon vlerësimi i ofertave të kompanive amerikane për bateritë e projektit të MCC në Kosovë

Këtë muaj është hapurt faza e prokurimit për projektin e parë madhor të baterivë në Kosovë, të financuar nga MCC.

Projekti, me vlerë 236.7 milionë dollarë, është pjesë e Programit Kompakt të bashkëfinancuar nga Shtetet e Bashkuara përmes MCC-së dhe Qeveria e Kosovës.

Ky projekt përfshin instalimin e 340MWh BESS (Battery Energy Storage), 250MWh në Istog dhe 90MWh në Ferizaj. Qëllimi është rritja e fleksibilitetit dhe rezervave afatshkurta të energjisë në vend, përcjell Energy Monitor.

Bateritë kanë aftësinë të reagojn shpejt ndaj ndryshimeve të gjenerimit dhe konsumit, gjë që do të ndihmoj në balancimin e sistemit elektroenergjetik si dhe në mbulimin e pikut të energjisë.

Fillimi i punimeve është planifikuar për vitin e ardhshëm, dhe si hap i parë në këtë drejtim është prokurimi i realizuesve të punës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se tashmë ka filluar faza e vlerësimit të ofertave, në të cilat dy kompani amerikane kanë dorëzuar aplikime.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com