KEDS ka shpërblyer projektet më të mira të realizuara nga punonjësit e saj, në kuadër të iniciativës “Operational Efficiency & Performance Initiative”, që synon rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e vazhdueshëm të punës së kompanisë.
Sipas njoftimit të KEDS-it, çmimet janë ndarë në tri kategori: Efikasiteti dhe Optimizimi i Kostos, Performanca dhe Zgjidhja më Inovative. Iniciativa synon të nxisë zgjidhje praktike dhe ide të reja që kontribuojnë në përmirësimin e operacioneve dhe rezultateve të kompanisë.
Përmes kësaj skeme, KEDS synon të promovojë inovacionin dhe të inkurajojë punonjësit që të propozojnë përmirësime në proceset e punës.



