Home / Zgjedhjet / Abdixhiku: Në Ferizaj folëm edhe për Centralin me Gaz Amerikan, që do të ndërtohet pikërisht në këtë qytet

Abdixhiku: Në Ferizaj folëm edhe për Centralin me Gaz Amerikan, që do të ndërtohet pikërisht në këtë qytet

Kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se në Ferizaj është folur edhe për projektin e centralit me gaz amerikan që pritet të ndërtohet në këtë qytet.

Në një postim pas tubimit zgjedhor në Ferizaj, Abdixhiku tha se ky projekt përfaqëson një nga investimet më strategjike për sigurinë energjetike të Kosovës.

Ai theksoi se centrali me gaz amerikan do të ndihmonte në uljen e varësisë së vendit nga importi i energjisë elektrike dhe do të forconte stabilitetin energjetik në afatgjatë.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, duke krijuar kushte më të favorshme për investime të reja.

Abdixhiku shtoi se Ferizaj ka potencial të shndërrohet në një nga qendrat kryesore të zhvillimit energjetik dhe industrial në Kosovë, për shkak të pozicionit dhe infrastrukturës së tij.

Ai theksoi se projektet e tilla janë pjesë e vizionit për një Kosovë më të fuqishme energjetikisht dhe më pak të varur nga importet e shtrenjta të energjisë.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com