Home / Lajme / Mjedisi / Helvetas lançon program për forcimin e konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë përmes tranzicionit të gjelbër

Helvetas lançon program për forcimin e konkurrueshmërisë së NVM-ve në Kosovë përmes tranzicionit të gjelbër

Është lansuar zyrtarisht projekti “Greening Private Enterprises in Kosovo” (GPEK), i cili synon të mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë në procesin e tranzicionit të gjelbër dhe rritjes së qëndrueshme.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes së partneritetit ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe Zvicrës, projekti do të zbatohet gjatë pesë viteve të ardhshme, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve përmes praktikave më efikase, inovative dhe miqësore me mjedisin.

GPEK do të angazhohet me ndërmarrjet, institucionet financiare, organizatat mbështetëse të bizneseve dhe partnerët e sektorit publik, me synim përshpejtimin e “gjelbërimit” të NVM-ve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim të qëndrueshëm në vend, njofton Energy Monitor.

Projekti është i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Swiss Agency for Development and Cooperation), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe zbatohet nga Helvetas.

Në proces janë të përfshira edhe institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit të Kosovës, si dhe ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë në Prishtinë.

Sipas organizatorëve, projekti pritet të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve të NVM-ve dhe në nxitjen e investimeve në praktika më të qëndrueshme dhe efikase në përdorimin e burimeve.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com