Home / Vende pune / KEDS: Teknik/e i/e Elektroteknikës (7)

KEDS: Teknik/e i/e Elektroteknikës (7)

  • Numri pozitave: 7
  • Data e publikimit: 04-08-2026
  • Data e skadimit: 31-08-2026
  • Lokacioni: Në të gjitha qytetet


Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i operimit të sistemit më datë 04-08-2026 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Monton, instalon, teston dhe riparon rrjetin elektrik të TM dhe TU linjat 35kV, 10(20), 6 kV dhe 0.4 kV, NS 35/10 kV dhe NS 10(20)/0.4 kV), pajisjet, aparaturat, materialet
  • Përcakton prishjet në rrjetin elektrik të Distribucionit, stabilimente dhe komponentë, duke përdorur pajisjet për testim dhe mjete dore, për të gjetur shkakun e prishjes dhe për të bërë evitimin e prishjes
  • Inspekton rrjetin elektrik, stabilimentet, pajisjet dhe elementet e tjera të sistemit për identifikim të rreziqeve, defekteve, dhe nevojën për rregullim apo riparim, në pajtueshmëri me kodin e rrjetit
  • Operon me pajisje të tensionit të mesëm, si: ndërprerës të fuqisë, ndarës, transformator, etj.
  • Teston elementet e sistemit, përmes pajisjeve testuese të përshtatshme për siguri sipas udhëzimeve
  • Instalon, teston dhe riparon kabllot energjike të TM dhe TU
  • Përdorë pajisjen e dorës (HHU), teknologjinë dhe/ose pajisjet tjera të ngjashme siç është i trajnuar
  • Kontrollon mungesën e energjisë nga detektorë të dizajnuar për çdo nivel të tensionit, tokëzimit dhe sigurimit të vendit të punës, përdorimin e etiketave të nevojshme
  • Shfrytëzon çdoherë pajisjet për mbrojtje në punë pa dëmtuar mjedisin dhe pa zvogëluar sigurinë në punë
  • Kryen edhe detyra tjera që i delegohen nga Udhëheqësi

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Së paku të ketë të përfunduar shkollën e mesme teknike, drejtimi Instalues Elektrik ose Çertifikatë valide në lëmin Instalime Elektrike apo Elektroenergjetikë e lëshuar nga Qendrat Rajonale të Aftësimit Profesional
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune, në fushën e Energjetikës apo lëmi të ngjashme
  • E domosdoshme kategoria B e vozitjes, ndërsa kategoria C është e preferueshme
  • Përdorimi elementar i pajisjeve teknologjike (IPAD, Telefon i mençur, Kompjuter);Të komunikoj rrjedhshëm gjuhën Shqipe
  • Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje
  • Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

  • KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

APLIKO

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com