Një qytetar në Gjilan ka ndarë publikisht shqetësimin e tij mbi çmimin e energjisë elektrike, duke publikuar një faturë mujore prej 1,071 euro për një market me sipërfaqe prej 170 metrash katrorë. Sipas tij, fatura është për muajin korrik dhe shuma e faturuar është shumë më e lartë se sa konsumi i zakonshëm i lokalit.
Në postimin e tij, ai e ka cilësuar situatën si “grabitje”, duke theksuar se me çmime të tilla, mbijetesa e bizneseve të vogla është gjithnjë e më e vështirë. Reagimi ka nxitur komente të shumta në rrjete sociale, ku përdorues të tjerë kanë shprehur pakënaqësi të ngjashme për tarifat e energjisë.
Kjo çështje del në pah në një kohë kur konsumi i energjisë në Kosovë është në rritje, veçanërisht gjatë muajve të verës, ndërkohë që vendi vazhdon të varet nga importet për të mbuluar kërkesën.