Home / Highlights / ZRRE hap konsultimin publik për rregullën e re për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme

ZRRE hap konsultimin publik për rregullën e re për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se ka publikuar për konsultim publik Rregullën për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme (BEBR) në Kosovë.

Sipas ZRRE-së, qëllimi i kësaj rregulle është krijimi i kornizës rregullative për themelimin, organizimin dhe funksionimin e bashkësive të energjisë nga burimet e ripërtërishme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

ZRRE ka ftuar të gjitha palët e interesit që të paraqesin komentet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me dokumentin e publikuar, njofton Energy Monitor.

Komentet duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën info@ero-ks.org, jo më vonë se më 7 korrik 2026.

Rregulla për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme përcakton kornizën ligjore për krijimin e grupeve të qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve që mund të prodhojnë, konsumojnë dhe ndajnë energji të gjeneruar nga burime të ripërtërishme, si dielli dhe era.

Këto bashkësi synojnë të nxisin prodhimin lokal të energjisë, të rrisin pjesëmarrjen e qytetarëve në tregun e energjisë dhe të kontribuojnë në tranzicionin drejt një sistemi më të qëndrueshëm dhe më të decentralizuar energjetik.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com