Home / Lajme / Rajoni / Pas zjarreve në Pukë, hapen konsultimet për parqe me erë në zonat pyjore

Pas zjarreve në Pukë, hapen konsultimet për parqe me erë në zonat pyjore

Zjarret masive që përfshinë pyjet e Pukës gjatë javëve të fundit janë pasuar nga nisja e konsultimeve publike për instalimin e turbinave me erë në disa zona të kësaj bashkie.

Bashkia e Pukës ka njoftuar hapjen e konsultimeve për përdorimin e fondit pyjor për ndërtimin e parqeve eolike në zonat Tërbun, Livadh-Hamëz, Kuzhnen, Gojan-Shkozë dhe Gomsiqe. Sipas njoftimit zyrtar, konsultimet do të zhvillohen më 9 dhe 10 shtator.

Projektet kanë për qëllim instalimin e turbinave eolike për prodhimin e energjisë elektrike, si pjesë e zhvillimit të kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme në këtë zonë.

Pas publikimit të njoftimit, një pjesë e banorëve kanë shprehur shqetësime dhe dyshime se koha e konsultimeve lidhet me zjarret që prekën këto zona. Megjithatë, nuk ka prova apo konfirmim nga autoritetet që zjarret të kenë lidhje me projektet e parqeve eolike, përcjell Energy Monitor.

Parqet eolike konsiderohen një nga teknologjitë kryesore për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme dhe mund të ndihmojnë në diversifikimin e burimeve të energjisë. Nga ana tjetër, projekte të tilla kërkojnë vlerësime të ndikimit në mjedis dhe konsultime me komunitetet lokale, veçanërisht kur planifikohen në zona pyjore ose pranë zonave të mbrojtura.

Zjarret në Pukë dëmtuan sipërfaqe të konsiderueshme pyjore dhe angazhuan për disa ditë zjarrfikësit dhe banorët në përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com