Kompania GEN-I TIRANA Sh.p.k., Dega në Kosovë, ka aplikuar pranë Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për licencim të aktivitetit të furnizimit me shumicë, përkatësisht tregtimit të energjisë elektrike në Kosovë.
ZRRE ka publikuar njoftimin për aplikimin, duke u dhënë palëve të interesuara afat prej tetë ditësh kalendarike për të paraqitur kundërshtime lidhur me dhënien e licencës.
Njoftimi i plotë i GEN-I TIRANA:
Shoqëria e regjistruar në Kosovë si GEN-I TIRANA Sh.p.k Dega ne Kosovë me numër unik identifikues 810800145 me adresë Rr. Bekim Fehmiu, Icon Tower, Kati 11, Nr.2, Pristina, Kosovo, në pajtim me Nenin 6 të Rregullës për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (Rregulla ZRRE/Nr 07/2017), NJOFTON se ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për licencim të aktivitetit të Furnizimit me Shumicë (Tregtimit) të energjisë elektrike.
Në kuadër të aplikacionit për licencim, shoqëria GEN-I TIRANA Sh.p.k Dega ne Kosovë ka dorëzuar në ZRRE dokumentacionin dhe dëshmitë e kërkuara sipas legjislacionit në fuqi, duke përfshirë:
- Dokumentacionin për regjistrimin dhe organizimin e shoqërisë;
- Planin afarist për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregtimit) të energjisë elektrike;
- Pasqyrat financiare dhe dëshmitë për kapacitetin financiar;
- Dëshmitë lidhur me përmbushjen e detyrimeve tatimore dhe kërkesave të tjera ligjore;
- Strukturën organizative dhe të dhënat për personelin profesional dhe menaxhues; dhe
- deklaratat dhe dokumentacionin tjetër të kërkuar sipas aplikacionit për licencim.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara se kundërshtimet eventuale lidhur me dhënien e kësaj licence nga ZRRE mund t’i paraqesin në ZRRE brenda tetë (8) ditëve kalendarike nga data e publikimit të këtij njoftimi.
Kundërshtimet mund të dorëzohen në formë elektronike te ZRRE në e-mail adresën: legal-licensing@ero-ks.org dhe hrexhaj@ero-ks.org; ose në formë të shkruar në adresën: Zyra e Rregullatorit për Energji, ”Rr. Besa Imami“, Objekti BeniDona, Ankesi Donika 2, Hyrja B, Kati 3, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës; Tel.038247615/118.
Gjatë publikimit dhe shqyrtimit të aplikacionit nuk do të zbulohen informatat që konsiderohen konfidenciale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
GEN-I TIRANA Sh.p.k Dega ne Kosovë
Rr. Bekim Fehmiu, Icon Tower, Kati 11, Nr.2, Pristina, Kosovo



