Home / Lajme / Tjera / KEDS sjell shërbimet më afër konsumatorëve përmes platformës së re digjitale

KEDS sjell shërbimet më afër konsumatorëve përmes platformës së re digjitale

KEDS ka lansuar platformën e re digjitale Online KEDS, përmes së cilës konsumatorët mund të aplikojnë për shërbime pa pasur nevojë të vizitojnë fizikisht zyrat e kompanisë.

Platforma u mundëson qytetarëve të paraqesin kërkesat e tyre përmes telefonit, kompjuterit apo pajisjeve të tjera elektronike, nga kudo dhe në çdo kohë. Kërkesat e dorëzuara më pas shqyrtohen dhe trajtohen nga ekipet përkatëse të KEDS-it.

Sipas kompanisë, digjitalizimi i këtij procesi synon të reduktojë pritjet në sportele dhe të kursejë kohën e konsumatorëve, duke krijuar një mënyrë më të shpejtë dhe më efikase për marrjen e shërbimeve, përcjell Energy Monitor.

KEDS thotë se platforma është pjesë e përpjekjeve për modernizimin e shërbimeve dhe përdorimin e teknologjisë për përmirësimin e komunikimit dhe përvojës së konsumatorëve.

Me Online KEDS, kompania synon që një pjesë më e madhe e shërbimeve të mund të kryhen në mënyrë digjitale, duke i bërë ato më të qasshme për konsumatorët.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com