Home / Lajme / Tjera / Nis informimi për Fondin e Inovacionit të GPEK, mbështetje për bizneset që investojnë në praktika të gjelbra

Nis informimi për Fondin e Inovacionit të GPEK, mbështetje për bizneset që investojnë në praktika të gjelbra

Sesionin e parë informues për Fondin për Inovacion të GPEK e ka mbajtur dje në Prishtinë, duke mbledhur përfaqësues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të interesuara për investime në praktika më të gjelbra dhe të qëndrueshme.

Gjatë sesionit, bizneset patën mundësi të njihen më nga afër me fondin, mundësitë që ofron dhe procesin e aplikimit. Fondi synon të mbështesë ndërmarrjet në Kosovë në zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve që kontribuojnë në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe transformimin e aktiviteteve të tyre.

GPEK – Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë – është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas, përcjell Energy Monitor.

Informacionet për fondin dhe mënyrën e aplikimit janë të publikuara në faqen zyrtare të programit.

Pas sesionit të parë në Prishtinë, programi informues vazhdon me takimin e radhës sot në Prizren, në Hotel Theranda, nga ora 09:30 deri në 12:00. Një tjetër sesion do të mbahet më 3 shtator në Mitrovicën e Veriut, në Europe House, në të njëjtin orar.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com