Home / Lajme / Tjera / Certifikohen edhe 11 kandidatë për instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare

Certifikohen edhe 11 kandidatë për instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare

Edhe 11 kandidatë në Kosovë janë certifikuar pas përfundimit të trajnimit për “Instalimin dhe Mirëmbajtjen e Sistemeve Solare”, në nivelin IV të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve.

Trajnimi është zhvilluar në Qendrën e Aftësimit Profesional në Prishtinë, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme përmes Zhvillimit të Aftësive në Agrobiznes dhe Energjinë Diellore”.

Programi synon personat e papunë dhe anëtarët e grupeve të cenueshme, duke u ofruar njohuri teorike dhe aftësi praktike për instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve solare, përcjell Energy Monitor.

Sipas organizatorëve, përmes trajnimit pjesëmarrësit janë përgatitur për mundësi të reja punësimi dhe vetëpunësimi në sektorin e energjisë diellore, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve që mund të gjenerojnë të ardhura.

Aktiviteti është organizuar nga Kosova – Women 4 Women (KW4W) në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), me mbështetje të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), përmes GIZ Kosovo.

Ky është grupi i tretë që certifikohet në kuadër të këtij trajnimi.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com