Home / Lajme / Efiçiencë / FKEE prezanton rolin e efiçiencës së energjisë në Expo Real Kosova 2025

FKEE prezanton rolin e efiçiencës së energjisë në Expo Real Kosova 2025

Në kuadër të panairit të ndërtimit, patundshmërisë dhe materialeve ndërtimore, Expo Real Kosova 2025, Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) mori pjesë aktive me një prezantim të veçantë.

Në ditën e dytë të ngjarjes, drejtori menaxhues i FKEE-së, Driton B. Hetemi, mori fjalën në sesionin “Tech Talks” ku trajtoi temën “Efiçienca e energjisë si promotor i qëndrueshmërisë në ndërtim”.

Gjatë prezantimit, Hetemi theksoi rëndësinë e masave të efiçiencës së energjisë në sektorin e ndërtimit dhe ndikimin e tyre në arritjen e qëndrueshmërisë së ndërtesave dhe reduktimin e shpenzimeve energjetike. Ai prezantoi gjithashtu përvojat e deritanishme të FKEE-së dhe planet konkrete për të avancuar përdorimin e teknologjive dhe metodave që kontribuojnë në kursimin e energjisë në sektorin e ndërtimit në Kosovë.

Pjesëmarrja e FKEE-së në Expo Real Kosova përforcon angazhimin e këtij institucioni për promovimin e efiçiencës energjetike si një element kyç të zhvillimit të qëndrueshëm dhe ekonomisë së gjelbër në Kosovë.