Një delegacion nga Kosova, i udhëhequr nga Balkan Green Foundation (BGF), po qëndron këtë javë në Duisburg të Gjermanisë për të parë nga afër përvojën e rajonit të Ruhrit në transformimin nga industria e qymyrit dhe çelikut drejt një ekonomie më të qëndrueshme.
Gjatë ditës së parë, delegacioni vizitoi kompaninë industriale Hüttenwerke Krupp Mannesmann (HKM), ku diskutoi dekarbonizimin e industrisë së rëndë, prodhimin e çelikut të gjelbër, hidrogjenin e gjelbër dhe zhvillimin e energjisë së ripërtëritshme, përcjell Energy Monitor.
Sipas BGF-së, përvoja e Ruhrit mund të ofrojë mësime për Kosovën në përgatitjen e tranzicionit nga qymyri, veçanërisht për mbrojtjen e punëtorëve dhe komuniteteve që varen nga industria tradicionale.
Vizita zhvillohet në kuadër të projektit “Just Transition in Climate Partnership Countries”, të zbatuar nga Germanwatch, BGF, Beogradska otvorena škola dhe Eko-svest, me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).



