Home / Lajme / Tjera / KEDS-i dhuron 12 kompjuterë dhe një printer për shkollën në Mleqan të Malishevës

KEDS-i dhuron 12 kompjuterë dhe një printer për shkollën në Mleqan të Malishevës

Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka dhuruar 12 kompjuterë dhe një printer për Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Beqir Gashi” në fshatin Mleqan të Malishevës.

Sipas njoftimit të kompanisë, donacioni synon përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe mësimnxënies, si dhe zhvillimin e shkathtësive digjitale të nxënësve.

KEDS-i ka thënë se përmes iniciativave të tilla synon të mbështesë arsimin dhe të kontribuojë në krijimin e mundësive më të mira për gjeneratat e reja.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com