Home / Lajme / Tjera / Shpërthen rafineria e naftës në Bangkok të Tajlandës

Shpërthen rafineria e naftës në Bangkok të Tajlandës

Në Bangkok të Tajlandës është regjistruar një shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte duke shkaktuar kështu plagosjen e të paktën nëntë personave, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. 

Në Bangkok të Tajlandës është regjistruar një shpërthim i fuqishëm në një rafineri nafte duke shkaktuar kështu plagosjen e të paktën nëntë personave, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Ngjarja u shënua pasditen e kësaj të enjteje në kompleksin industrial Phra Khanong, në lindje të kryeqytetit tajlandez, i cili operohet nga kompania energjetike Bangchak Corporation.

Shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh, ndërsa një re e dendur tymi të zi u përhap mbi zonën përreth. Sipas autoriteteve, fuqia e shpërthimit ishte aq e madhe sa tronditi dyert e banesave disa kilometra larg vendngjarjes.  

Ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në objekt, ndërsa banorëve të zonës dhe nxënësve të shkollave pranë rafinerisë iu kërkua të largoheshin për arsye sigurie. Zjarri u vu nën kontroll brenda më pak se një ore, ndërsa banorët u lejuan më pas të ktheheshin në banesat e tyre.

Megjithatë, autoritetet u kërkuan personave që jetojnë në një rreze prej pesë kilometrash nga rafineria të tregoheshin të kujdesshëm për shkak të rrezikut të ndotjes së ajrit. Shërbimet përgjegjëse për monitorimin e ndotjes dërguan grupe në terren për të kryer matje të cilësisë së ajrit dhe ujit në zonën përreth.

/Dosja.al 

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com