Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka licencuar disa operatorë për furnizim me energji elektrike.
Norwegian PX Kosovë SH.P.K, Be Power, Energy for Change L.L.C janë operatorë që për pesë vjet ZRRE-ja ua dha licencën për furnizim me energji elektrike.
Ndërsa, në mbledhjen e sotme të ZRRE-së, operatori Energy Development Group Kosova L.L.C, mori licencën për prodhim të energjisë elektrike, kurse operatori LINDJA SOLAR L.L.C mori Autorizimin për prodhime të energjisë.
Sa i përket operatorit LINDJA SOLAR L.L.C, udhëheqësi i Departamentit Ligjor dhe Licencim në ZRRE, Ymeridin Misini tha se propozohet të lëshohet autorizim për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjsië elektrike nga panelet solare me kapacitet 100 MGW.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu tha se ky operator është ndër projektet e para që ka kaluar përmes procedurave konkurruese qe është kërkese e BE-së.
Po ashtu, në këtë mbledhje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka lëshuar autorizimin për vetë konsum për 50 aplikues.
/Kp



