Home / Lajme / Rajoni / Bozhinovska: RMV e gatshme për lidership në trazicionin energjetik në Ballkan

Bozhinovska: RMV e gatshme për lidership në trazicionin energjetik në Ballkan

Maqedonia është e gatshme të bëhet lider rajonal dhe një shembull referimi për një tranzicion të drejtë energjetik në Ballkanin Perëndimor.

Kjo u theksua nga Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në video-fjalimin e saj në eventin global të profilit të lartë Boosting Coutry-Led Energy Transformations që po zhvillohet në Kartagena të Kolumbisë.

“Qëllimi ynë është i qartë dhe pa mëdyshje – një tranzicion i shpejtë që do të jetë i drejtë për çdo punëtorë dhe çdo komunitet që sot varet nga industria e qymyrit”, tha Bozhinovska, duke nënvizuar se vendi është i vendosur të tregojë se ambiciet klimatike mund të kombinohen me zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike.

Ajo theksoi se Qeveria tashmë miratoi një Plan investimesh për tranzicion të përshpejtuar nga qymyri, i përpunuar në partneritet me BERZH-in, IFC dhe Bankën Botërore. Plani, shtoi, parashikon investime të mëdha në burimet e energjisë së rinovueshme, një rrjet modern i energjisë elektrike dhe krijimin e vendeve të reja të punës të gjelbra.

Në fjalimin e saj, Bozhinovska kujtoi lansimin e Platformës së tranzicionit të drejtë të energjisë në KOP28 e cila synon të krijojë zgjidhje të lokalizuara për mbi 5,000 njerëz që varen drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte nga industria e qymyrit.

Në të njëjtën kohë, delegacioni i Ministrisë së Energjetikës po merr pjesë aktive në diskutimet mbi platformën e re globale Clean Energy Learning Laboratory (CELL) e cila do të mundësojë shkëmbimin e njohurive dhe qasjen në modele inovative financimi për të përshpejtuar tranzicionin drejt energjisë së pastër.

“Maqedonia ka ambicie të mëdha. Suksesi i tranzicionit tonë do të jetë dëshmi se edhe qëllimet më të guximshme klimatike mund të shndërrohen në realitet, nëse ka një vizion të qartë, partneritet dhe guxim”, theksoi Bozhinovska.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com