Home / Lajme / Ndërkombëtare / Bullgari: Centrali diellor Maglizh prej 160 MW fillon operimin

Bullgari: Centrali diellor Maglizh prej 160 MW fillon operimin

Cent­ra­li diell­or “Maglizh” me kapacitet prej 160.5 MW, një bashkëpunim i kompanive 360 Energy dhe Eurohold Bulgaria, ka filluar zyrtarisht operimin komercial, duke u bërë një prej impianteve më të mëdha diellore që funksionojnë aktualisht në Bullgari.

Projekti ndodhet afër qytetit Maglizh, në rajonin Stara Zagora, dhe përfshin ndërtimin e impiantit diellor së bashku me kompanitë SUNOTEC dhe Green Solar Energy si kontraktorë për fazën e ndërtimit të panelave dhe lidhjen me rrjetin.

Për më tepër, impianti do të pajiset më një sistem ruajtjeje energjie (battery storage) prej 80 MWh, i cili pritet të jetë funksional në mars 2026.

Financimi i projektit u sigurua me pjesëmarrjen e disa bankave: UniCredit Bulbank, Raiffeisen Bank International, United Bulgarian Bank, dhe Postbank (Eurobank Bulgaria). Panelat diellore janë furnizuar nga Jinko Solar.

Me hyrjen në funksion, “Maglizh” do të sjellë një shtesë të rëndësishme në kapacitetet e energjisë së rinovueshme në Bullgari, duke ndihmuar vendin drejt përmbushjes së targeteve për energji të gjelbër dhe reduktimit të varësisë nga burimet fosile. Për më tepër, sistemi ruajtës do të përmirësojë stabilitetin e rrjetit duke lejuar que energjia të përdoret edhe kur nuk ka prodhim diellor të mjaftueshëm.