Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT, Dr. Gëzim Tosuni, dhe ushtruesi i detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv, z. Shaban Neziri, pritën sot në takim zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Bottcher.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, investimet e Qeverisë Gjermane përmes KfW , si dhe planet zhvillimore të KOSTT, duke përfshirë interkoneksionet rajonale, liberalizimin e tregut të energjisë, integrimin e burimeve të ripërtëritshme dhe anëtarësimin e plotë në ENTSO-E.
Zëvendësambasadori Bottcher vlerësoi arritjet e KOSTT dhe konfirmoi gatishmërinë për mbështetje të mëtejshme në modernizimin e sektorit energjetik, integrimin e tij në mekanizmat rajonalë si dhe anëtarësimin me të drejta të plota në ENTSO-E.