Home / Lajme / Efiçiencë / Objektet e Policisë drejt kursimit të energjisë përmes bashkëpunimit me FKEE

Objektet e Policisë drejt kursimit të energjisë përmes bashkëpunimit me FKEE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zhvilluar një takim zyrtar me përfaqësues të Fondit të Kosovës për Efiçiencën e Energjisë (FKEE).

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në projekte të përbashkëta që synojnë përmirësimin e efiçiencës së energjisë në objektet e Policisë së Kosovës.

Në përputhje me objektivat e saj strategjike, Policia e Kosovës ka planifikuar avancimin dhe menaxhimin efikas të shërbimeve mbështetëse, si dhe përmirësimin e performancës energjetike përmes investimeve dhe përkrahjes nga institucionet përkatëse.

Përfaqësuesit e FKEE-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke vlerësuar se “bashkëpunimi ndërinstitucional është kyç për zhvillim të qëndrueshëm”.