Home / Lajme / Rajoni / Shqipëri, mbahet Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

Shqipëri, mbahet Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor

Në ceremoninë e hapjes së forumit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë të pranishëm ishin edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shqipëria ka mirëpritur Forumin e parë të Investimeve BashkimiEvropian (BE)-Ballkani Perëndimor, që mbledh së bashku zyrtarët nga rajoni, BE-ja dhe investitorë nga e gjithë bota.

Në ceremoninë e hapjes së forumit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë të pranishëm ishin edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

– Rama: Ballkani Perëndimor është një zgjidhje që pret të integrohet

Kryeministri Rama theksoi në fjalën e tij në hapje të forumit se për një kohë të gjatë historia e Evropës dhe Ballkanit Perëndimorështë shkruar me gramatikën e pritjes, duke shtuar se kurrë nuk u ndalën së ëndërruari.

“Horizont i ri për mua do të thotë një vend ku investimet evropiane gjejnë një ritëm shpejtësie të ri, ku inovacioni nuk e gjen veten të zhytur në pirgje letrash, e ku rezistenca nuk është slogan, por një nevojë e përditshme që përmbushet nga përkushtimi i pakushtëzuar ndaj bashkimit të Evropës, një vend ku BE-ja dhe rajoni takohen jo vetëm për të folur për të ardhmen, por për ta bërë të ardhmen realitet”, tha Rama.

Rama shtoi se Ballkani Perëndimor mund të bëhet streha amortizuese rregullatore e Evropës dhe laboratori i tij i rezistencës, sipas tij një hapësirë për të testuar dhe ndërtuar të ardhmen.

“Energjia, lëndët e para kritike, infrastruktura e inteligjencës artificiale, prodhimi iteknologjisë së lartë, këto zinxhirë evropianë të vlerës mund të zgjerohen, të diversifikohen e të bëhen më të fortë”, u shpreh Rama.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi ndër të tjerash se Ballkani Perëndimor nuk është një problem për t’u zgjidhur, por një zgjidhje që pret të integrohet.

– “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian”

Von der Leyen tha në fjalën e saj në hapje të forumit se Ballkani Perëndimor është në mënyrë të konsoliduar në rrugëtimin për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe shtoi se e dinë se çfarë do të thotë kjo në terma ekonomikë.

Ajo theksoi se të gjitha vendet që janë bërë pjesë e BE-së kanë përjetuar një rritje të pabesueshme ekonomike dhe theksoi se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen tha se ekonomitë në rajon janë të prirura të rriten me shpejtësi dhe tha se e miratuan Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor për këtë arsye.

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor synon dyfishimin e PBB-së rajonale për dekadën e ardhshme, kështu që mesazhi im për investuesit sot është i drejtpërdrejtë: Mos e lini të humbasë kjo mundësi. Koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani”, tha ajo.

“Sot po përçojmë një sinjal të qartë te sektori i biznesit: Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën dhe kjo duhet të jetë motoja jonë”, tha Von der Leyen.

Presidentja e KE-së shtoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian.

Në ditën e parë të forumit u nënshkruan disa letra të qëllimit mbi projekte të ndryshme në rajon, që i paraprijnë marrëveshjeve mes vendeve.

Forumi dy ditor do të vazhdojë me panele diskutimi me fokus çështjet mbi mundësitë e investimeve në Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe biznesit nga rajoni dhe më gjerë.

Forumi, i mbështetur nga Komisioni Evropian, synon ta forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të BE-së.

Sipas Qeverisë së Shqipërisë, zhvillimi iforumit përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me BE-në dhe ofron mundësi për t’i tërhequr investimet e huaja direkte, për ta nxitur inovacionin dhe për ta përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

/trtbalkan.com