Home / Lajme / Kosova / Ministria e Ekonomisë rishpall thirrjen për mbështetje financiare të OJQ-ve në fushën e energjisë dhe TIK-ut

Ministria e Ekonomisë rishpall thirrjen për mbështetje financiare të OJQ-ve në fushën e energjisë dhe TIK-ut

Ministria e Ekonomisë (ME) ka rishpallur thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet e organizatave joqeveritare (OJQ), të cilat veprojnë në fushat e energjisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).

Kjo thirrje synon të përkrahë projektet që kontribuojnë në promovimin dhe zhvillimin e sektorit të efiçiencës së energjisë (EE), burimeve të ripërtëritshme të energjisë (BRE), si dhe zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Kosovë.

Ministria fton të gjitha OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës, që kanë në fokus të programit të tyre fushat përkatëse, të aplikojnë për këtë mbështetje financiare publike.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 18 nëntor 2025.