Home / Lajme / Kosova / Sindikata e re e KEK-ut kërkon zbatimin e pagës së 13-të për punëtorët e Korporatës

Sindikata e re e KEK-ut kërkon zbatimin e pagës së 13-të për punëtorët e Korporatës

Sindikata e Re e KEK-ut përmes një postimi në Facebook i bënë thirrje Bordit dhe Menaxhmentit të KEK-ut që pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për pagën e 13-të, të vendosin menjëherë për zbatimin e saj edhe për punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ata thonë se askush nuk e meriton më shumë se punëtorët e KEK-ut, që çdo ditë mbajnë gjallë energjinë e vendit, shpesh në kushte të vështira dhe me përgjegjësi të jashtëzakonshme.

“Paga e 13-të nuk është privilegj, por vlerësim për djersën dhe sakrificën e punëtorëve të energjisë!”, thuhet në thirrje.