Home / Lajme / Efiçiencë / Mbi 100 ndërtesa publike të modernizuara dhe mijëra familje të mbështetura: FKEE ndan eksperiencën në Vjenë

Mbi 100 ndërtesa publike të modernizuara dhe mijëra familje të mbështetura: FKEE ndan eksperiencën në Vjenë

Drejtori Menaxhues i FKEE-së, Driton Hetemi, dhe Drejtori i Operacioneve, Petrit Ahmeti, përfaqësuan Kosovën në eventin e Bankës Botërore “Technical Deep Dive on Energy Efficiency and Resilience in the Built Environment” në Vjenë.

Gjatë pjesëmarrjes, FKEE prezantoi arritjet e tij, duke theksuar modernizimin e mbi 100 ndërtesave publike dhe mbështetjen e mijëra familjeve. Kjo ka krijuar përfitime të qëndrueshme sociale, ekonomike dhe mjedisore, duke e vendosur modelin e Fondit si një shembull të replikueshëm për vende të tjera.

“Ky model tregon se si institucionet e Kosovës mund të udhëheqin tranzicionin energjetik dhe të krijojnë ndikim pozitiv në komunitet,” u shprehën përfaqësuesit e FKEE-së.

Fondi falënderoi partnerët dhe kolegët nga dhjetëra shtete për një javë inspiruese të shkëmbimit të eksperiencave dhe mësimit mbi praktikat më të mira në fushën e eficiencës së energjisë.