Elektroprivreda e Malit të Zi (EPCG) ka njoftuar instalimin e turbinës së parë në parkun e erës Gvozd, një projekt me kapacitet total prej 55 megavatësh. Vendosja e turbinës së parë shënon një hap të rëndësishëm drejt finalizimit të njërës prej investimeve më të mëdha të energjisë së ripërtëritshme në vend.
Parku i erës Gvozd përfshin gjithsej tetë turbina të modelit N163/6.X nga prodhuesi gjerman Nordex, secila me kapacitet rreth 7 MW dhe të vendosura në kulla çeliku me lartësi 113 metra. Me përfundimin e instalimit të të gjitha turbinave, projekti pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetin e prodhimit të energjisë së erës në Mal të Zi dhe të kontribuojë në tranzicionin energjetik të vendit.
Transporti i komponentëve nga porti i Barit drejt zonës së Nikšiçit ka filluar javë më parë, ndërsa instalimi i turbinave do të vazhdojë me intensitet në periudhën në vijim.
Projekti Gvozd është një ndër veprat kyçe të zhvillimit energjetik të Malit të Zi dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në rritjen e prodhimit vendor të energjisë së pastër.



